23.09.2020 - 21:21
Pasi i shënoi Dinamo Zagreb, Myrto Uzuni gjen golin edhe në “play-off” të Champions League. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare gjeti golin e dytë për Ferencavarosh në transfertë ndaj Molde.
Hungarezët po fitonin 0-1 në pjesën e parë dhe, më të nisur e dyta, Uzuni devijoi me kokë një kros dhe gjen cepin e portës të skuadrës norvegjeze. Një gol shumë i rëndësishëm për sulmuesin shqiptar.
Pak minuta më vonë kampionët e Norvegjisë barazuan në 2-2 dhe ndeshja mbetet e hapur. Nëse Ferencvaros kualifikohet, atëherë Uzuni do të luajë në grupet e Champions League, një sukses jo i vogël.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Champions League