Vaksina e parë kundër koronavirusit nuk do të jetë “plumb i argjendtë” dhe ka pak gjasa që të parandalojë që COVID-19 t’i prekë njerëzit, kanë paralajmëruar shkencëtarët, raporton Daily Mail
Ekspertët në qeverinë britanike, kanë deklaruar se vaksina mund të zvogëlojë simptomat dhe të jetë pjesërisht efektive. Profesori Chris Whitty ka bërë të ditur se ekziston mundësia që vetëm 40 deri në 60 për qind e vaksinës të jetë efektive–njësoj si vaksina kundër gripit.
Por një grup i ekspertëve të Oksfordit pretendojnë se vaksina minimalisht do të ndihmojë deri në 50 përqind të rasteve.
Në anën tjetër qeveria britanike shpreson se vaksina do të jetë e gatshme në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, por kanë theksuar se duhet ndërmarrë masa tek njerëzit që injektohen me këtë vaksinë.
Masat si distanca sociale do të tregojnë se sa e suksesshme do të jetë kjo vaksinë e shumëpërfolur. Vaksina e parë do të pasohet nga një tjetër, pasi njerëzit mund të kenë nevojë për dy vaksina të ndryshme që të nxisin reagim të sistemit tonë imunitar, transmeton abcnews.al
“Kemi shpresë që do të zhvillojmë një vaksinë që do të shëronte pacientët vetëm me një dozë duke fituar imunitet ndaj sëmundjes dhe kështu do i riktheheshim normalitetit por nuk do të jetë kjo zgjidhja e përkryer që ne kërkojmë, nuk do të jetë plumb i argjendtë”, ka deklaruar kreu i ekipit që merret me hulumtimin e vaksinës.