MENU
klinika

Jep ethe si efekte anësore, por ishin të lehta

Vaksina ruse për COVID-19/ Studimi: Gjeneroi përgjigje imunitare

04.09.2020 - 20:24

Vaksina ruse SputnikV duket se po jep efekt tek rastet testuese ku po përdoret për të luftuar COVID-19.

Një studim i publikuar në një media për shëndetin, ”The Lancet” thotë se vaksina tashmë ka gjeneruar përgjigje imunitare në dhjetëra raste ku është injektuar ndaj COVID-19.

Më tej theksohet se SputnikV ka dhënë edhe efekte anësore si ethe por që ishin kryesisht të lehta. Saktësisht, 42% përjetuan dhimbje koke pas vaksinës, 28% rënie të fuqive, dhe 24% dhimbje të kyçeve.

Shkencëtarët që e shohin nga jashtë zhvillimin e vaksinës ruse, thonë se fakti që ajo ka dhënë shenja pozitive në fazën 3 është sinjal i mirë. Ndërkohë po në 2 fazat e para, të 76 pjesëmarrësit në testime zhvilluan dhe gjeneruan anti- trupa.