MENU
klinika

Moto GP

Valentino Rossi firmos zyrtarisht me skuadrën e re

26.09.2020 - 12:06

Nëntë herë kampioni i botës në Moto GP, Valentino Rossi, do të vijojë të garojë edhe për të paktën një sezon, pasi firmosi kontratën me Yamaha Petronas, skuadër malajziane. Rossi do të ketë shok skuadre Franco Morbidellin vitin e ardhshëm.

Petronas Yamaha Sepang Racing Team me krenari njoftoi se Valentino Rossi do të bashkohet me skuadrën për sezonin 2021 në Moto GP. Valentino Rossi nuk ka nevojë për prezantim, i konsideruar nga shumë si më i miri i të gjitha kohërave përmes një karriere brilante.

Rossi, i lindur më 16 Shkurt 1979, garon që nga viti 2000 dhe është i vetmi pilot në histori që ka fituar Kampionate Botërore me 125 cc, 250 cc, 500 cc dhe Moto GP.

Në këtë të fundit, Valentino mburret me shtatë tituj botërorë, 89 fitore në garë, 199 podiume, 55 pole pozicione dhe 76 xhiro më të shpejta. Si pjesë e Petronas Yamaha SRT në 2021, italiani do të konkurrojë në bordin e Yamaha YZR-M1 për sezonin e nëntë me radhë.