MENU
klinika

Premier League, Java 2

VAR e bën “baltë”, United thyhet keq në shtëpi

19.09.2020 - 19:31

Manchester United i ka bërë nisje shumë të keqe sezonit në Premier League, duke u mposhtur 1-3 në shtëpi nga Crystal Palace. Djajtë e Kuq humbin terren që në start ndaj rivalëve dhe kjo nuk është gjë e mirë.

Miqtë e nisën mirë ndeshjen, teksa shënuan që në 7’ me Townsend. Kaq për pjesën e parë, edhe pse United u mundua për të shkuar në barazim në dhomat e zhveshjes.

Skena të çuditshme dhe rregulla skandaloze në mesin e pjesës së dytë, pasi miqtë fituan penallti pas dorës së Lindelof. Ayew u ndal nga portieri David De Gea duke bërë që gjyqtari të vazhdojë lojë.

VAR ndërhyri sërish, pasi loja kishte rifilluar duke përsëritur 11-metërshin. Portieri spanjoll kishte dalë pak centimetra pas gjuajtjes së Ayeës. Zaha e mori përsipër dhe nuk gaboi për 0-2.

Pak minuta më pas Manchester United ka gjetur golin ndaj Crystal Palace. Danny van de Beek gjeti gëzimin e parë në debutimin e tij ndaj “Djajve të kuq”. Por, United ka pësuar golin e tretë në fund dhe koha është e pamjaftueshme për të barazuar dy gola disavantazh.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN