MENU
klinika

Kini kujdes!

Vetëmjekimi me antibiotik, pse është i rrezikshëm

16.09.2020 - 07:00

Duhet thënë menjëherë se vetëmjekimi me antibiotik është i rrezikshëm. Duhet theksuar fjala “i rrezikshëm”: jo vetëm i papërshtatshëm apo kundër qëllimit të mirë, por edhe mjaft i rrezikshëm për shëndetin për një sërë arsyesh.

Kur vetëmjekoheni me antibiotik vendosni në rrezik shëndetin tuaj për shkak të efekteve sekodare që mund të shkaktojnë. Përveç kësaj kontribuoni në rezistencën ndaj atibiotikëve. Me fjalë të tjera, nëse në të ardhmen do të duhet të përdorni sërish një lloj të caktuar antibiotiku ai nuk do të ketë më asnjë efekt.
Por çështja nuk kufizohet vetëm tek efektet në shëndet dhe jetën tonë, por bëhet fjalë për çështje kolektive, madje dhe në nivel botëror. Sipas OBS-së, rezistenca ndaj antibiotikëve është një nga kërcënimet më të rëndësishme për shëndetin botëror.

VETËMJEKIMI ME ANTIBIOTIKË

Kur themi vetëmjekim kemi parasysh një person që vendos të marrë një ilaç pa pasur më parë një diagnozë, një recetë apo një vizitë tek mjeku. Kjo ndodh në shumë vende ku rregullat për marrjen e ilaçeve nuk janë shumë të rrepta.

Sigurisht që ekzistojnë dhe ilaçe për të cilat nuk ka nevojë për recetë nga mjeku, por bëhet fjalë për ilaçe që trajtojnë simptoma të vogla si dhimbje koke, kollë, aciditet të stomakut. Megjithatë dhe për to ka këshilla që nuk duhen injoruar.

Antibiotikët në veçanti, nuk duhen marr pa recetë asnjëherë edhe pse ka mjaft farmaci që e bëjnë këtë. Ka dhe njerëz që e marrin ilaçin me një recetë të mëparshme kur kanë simptoma të të njëjtit infeksion. Por kjo është një praktikë që nuk këshillohet.

RREZIQET KRYESORE

Rreziku kryesor që vjen nga përdorimi i papërshtatshëm i antibiotikëve është ajo e zhvillimit të rezistencës ndaj tyre. Kur një mjek i jep do të thotë se ka identifikuar infeksionin bakterial (jo virusal) dhe mendon se ilaçi ju ndihmon të shëroheni.

Në përdorimin e antibiotikëve, janë shumë të rëndësishme doza dhe kohëzgjatja e trajtimit. Këto aspekte vendoset nga mjeku në bazë të dijenisë së tij për gjendjen shëndetësore të pacientit. Në mënyrë që trajjtimi të jetë efikas dhe personi të mos ketë rreziqe ilaçet duhet të merren saktësisht sipas mënyrës që ju ka thënë profesionisti.

Nëse nuk merren në mënyrën e duhur, mund të ndodhë që bakteret të krijojnë mutacione, në mënyrë të veçantë mutacione që e bën rezistent ndaj ilaçit. Për pasojë në të ardhmen nëse personi do të kalojë një infeksion të shkaktuar nga i njëjti bakter, antibiotiku nuk do të bëj efekt dhe mjekët do të kenë në dispozicion më pak burime për t’u shëruar.

EFEKTET E TJERA

Vetëmjekimi me antibiotik jo vetëm që çon në zhvillimin e rezistencës bakteriale por ka dhe efekte të tjera në shëndet që mund të bëhen dhe të rënda. Më të rëndësishme janë:
Efektet kolaterale: çdo ilaç mund të shkaktojë efekte anësore që përfshijnë dhimbje koke, nauzea dhe diarre, por dhe konvulsione dhe shok anafilaktik.

Karakteristikat individuale Nëse jeni të prekur nga një tjetër sëmundje apo gjendja juaj shëndetësore ka disa veçori, antibiotiku mund të rëndojë gjendjen dhe të çojë në një shtrim në urgjencë.

Intoksikim: Një dozë e papërshtatshme mund të çojë në një helmim.

Ndërveprimi jo i përshtatshëm: Nëse merrni ilaçe të tjera ndërkohë, marrja e antibiotikëve mund të zvogëlojë apo rrisë efektin e ilaçeve të tjera.

PASOJAT PËR SHOQËRINË

Një nga pasojat më të rënda që vjen nga praktika e vetëmjekimit me antibiotik konsiston në krijimin e kushteve për të lindur një superbakter, si ato që kemi dëgjuar shpesh vitet e fundit. Përdorimi i tepërt dhe i papërshtatshëm i antibiotikëve është një nga shkaqet kryesore të këtij fenomeni.

Sipas Shoqërisë Amerikane të Sëmundjeve Infektive, sëmundjet e nitura nga mirkoroganizma si stafilokoku janë bërë ekstremisht rezistente, madje dhe ndaj antibiotikëve më të fuqishëm. Në këtë vend, këto sëmundje vrasin më shmë persona se SIDA, Parkinsoni apo vrasjet.

Një tjetër arsye e alarmit botëror është tuberkulozi, që gjithnjë e më tepër po bëhet rezistent ndaj çdo antibiotiku, në një pkë që ditët e sotme vret rreth 2 milionë njerëz në vit. Polmoniti dhe sepsi janë dy shembuj të këtij fenomeni.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka konfirmuar se duke vijuar marrja e ilaçeve në mënyrë jo korrekte brenda 10 viteve sëmundje infektive që sot trajtohen do të bëhen vdekjeprurëse. Për të gjitha këto arsye nuk duhet kurrë të bëni vetëmjekim me antibiotikë.