MENU
klinika

Formula 1, “pole-position”

Vettel shkatërron makinën, Hamilton rekord

26.09.2020 - 14:19

Lewis Hamilton vijon të dominojë në Formula 1. Piloti britanik vendosi një rekord tjetër, kohën më të shpejtë në Sochi të Rusisë dhe nesër do të niset e pari. Thellohet rekordi i pole-position.

Në vendin e dytë do të niset Max Verstappen me Red Bull, që prish kështu hegjemoninë e makinave Mercedes. Në vendin e tretë Valtteri Bottas, që nuk arrin të mbajë ritmin e Hamilton.

Një aksident i frikshëm ndodhi gjatë sesionit të dytë, kur Sebastian Vettel doli nga pista dhe u përplas me bordurat kur kishin mbetur edhe 2 minuta e 15 sekonda. Flamur i kuq dhe gjithë pilotët hyjnë në bokse.

Në dalje ka konfuzion, Hamilton del për një moment nga pista dhe vetëm në sekondën e fundit nis e regjistron kohë të shpejtë, teksa renditet i katërti. Dy makinat Ferrarri jashtë 10-s për në sesionin e tretë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Surpriza në provat e lira të Sochit

Hamilton, vetëm një fitore larg Schumacher