MENU
klinika

Hulumtimi

Veturat elektrike, “ujq nën lëkurën e deles”

21.09.2020 - 19:57

Emetimet e dyoksidit të karbonit nga veturat elektrike janë dy herë e gjysmë më të larta sesa kanë treguar testimet zyrtare, thuhet në një hulumtim të ri. Makinat hibride elektrike fuqizohen nga një motor elektrik që përdor një bateri, e cila rimbushet duke qenë në prizë apo nëpërmjet një motori me benzinë apo naftë. Ato përbëjnë 3 për qind të shitjes së veturave të reja. Por analizat nga grupet e presionit “Transport and Environment and Greenpeace” kanë sugjeruar se ato emetojnë një mesatare prej 120g CO2 për kilometër, kundruall me 44g për kilometër në testet e “laboratorëve” zyrtarë. Makinat hibride elektrike janë shitur si alternativa me më pak karbon, sesa makinat tradicionale dhe makinat konvencionale – që nuk mund të rimbushen nga një burim i jashtëm – dhe po bëhen të famshme ditë pas dite. Hulumtimi i ri është publikuar pasi Qeveria konsideron se nëse duhet të sjellë ndalim-propozim të shitjes së veturave të reja konvencionale hibride, me benzinë dhe naftë nga viti 2025 deri më 2030.

“Zyrtarët” kundër “botës së vërtetë”

BBC-ja e kupton se një sugjerim është që hibridët me priza duhet t’iu jepet një e drejtë ekzekutimi, me shitjet e reja që do të lejohen të vazhdojnë deri më 2035. Për shkak se ato mund të ofrojnë 20 deri 40 milje diapazon si makinat plotësisht elektrike dhe prandaj ,potencialisht, në mënyrë të konsiderueshme më pak ndotëse sesa makinat e tjera. Por kjo analizë e re nga “Transport and Environment and Greenpeace” sugjeron që ato nuk ofrojnë diçka si ruajtja e dyoksidit të karbonit, siç është thënë nga prodhuesit.

Testet zyrtare theksojnë se makinat elektrike lëshojnë një mesatare prej 44g CO2 për kilometër. Këto teste janë kryer në një qark dhe i përcjellin makinat të vozitura në një mënyrë që rregullatorët e shohin si “normale”. Sidoqoftë, pamja e vërtetë, sipas raportit, është më shumë sesa 120g për kilometër. Grupet e presionit kanë analizuar atë që ata thonë se janë të dhëna nga “bota e vërtetë” rreth cilësisë së karburanteve marrë nga 20.000 vozitës të veturave elektrike në Evropë. Këta janë vozitës që kanë zgjedhur ta xhirojnë kilometrazhin dhe konsumin e karburantit për anketime, apo ata që udhëheqin kompani apo i kanë krijuar këto makina të cilave iu është regjistruar cilësia e karburantit.

Krahasimi

Sipas këtij publikimi të të dhënave të gjitha emisioneve të një makine elektrike janë mesatarisht rreth 28 tonë CO2. Nëse e krahasojmë, vetura mesatare me benzinë apo naftë ka dalë se lëshon nga karburanti mes 39 dhe 41 tonë CO2 gjatë jetës së tij, një makinë konvencionale normalisht do të lëshojë më shumë se 33 tonë. Sipas këtyre pamjeve, një veturë elektrike do të mund të prodhojë një ulje të emisioneve të rreth një të tretës së veturave tipike me benzinë apo naftë – shumë më pak sesa kanë thënë zyrtarët. Industria e motorëve bën me dije se testet laboratorike jo gjithmonë pasqyrojnë përdorimin në botën e vërtetë, por kanë kritikuar raportin, duke thënë se ai përdor të dhënat e emisioneve nga një test që është bërë para dy vjetësh.