MENU
klinika

"Duke firmosur marrëveshjen ndaluam vrasjet"

VIDEO/ E quajti Kosovën vend mysliman, gafa e Trump

22.09.2020 - 12:48

Ishin të shumta analizat që përpara dhe pas 4 shtatorit i mëshuan idesë se (e ashtuquajtura) marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë i interesonte më së shumti presidentit amerikan Donald Trump.

Ekspertë dhe analistë thanë se Trump do ta përdorte atë copë letër si një trofe të arritjeve të tij në politikën e Jashtme.

Dhe Trump ashtu po bën.

Qëndrimin e tij Trump e shpalosi në një takim elektoral që zhvilloi të shtunën në qytezën e Fayetteville në Karolinën e Veriut.

(Shiko videon poshte në minutën 42.00.)

Së pari sulmoi mediat se nuk i mbulonin siç duhet arritjet e tij.

“Ju nuk e kuptoni, sepse nuk dini se çfarë po ndodh. Unë di saktësisht historinë e vërtetë. Dhe pastaj e shkrjnë duke e përkulur plotësisht të vërtetën, për ta bërë një gjë të mirë si një gjë të keqe. Si? A mund ta besoni, brenda një jave më nominuan, jo për një, por për dy çmime Nobel. Dhe ata (mediat) nuk e transmetuan këtë histori. Obama e mori javën e tij të parë. Një grup shumë liberal dhe askush nuk e dinte për çfarë dreqin e fitoi. Edhe ai nuk e dinte. Pse e more? Nuk e di”, tha Trump.

Më pas Trump e bën gjithçka edhe më teatrale.

“Shkova në shtëpi dhe i thashë Zonjës së Parë, ‘E dashur, kam lajme të mëdha sonte. Le të ndezim televizionin. Jam nominuar për çmimin Nobel për Paqe. Kjo është një gjë e madhe Zonja e Parë’.

Shkova në shtëpi dy ditë më vonë dhe i thashë sërish: “Zonjë e Parë, nuk do ta besosh. Përsëri u nderova. Çmimi Nobel. Këtë herë është Kosova ”. Izrael, Kosovë. Unë thashë: “Zonjë e Parë, ky është një lajm i shkëlqyeshëm. Le të ndezim televizionin. Kjo do të jetë e madhe. Kjo do të jetë e madhe sonte. Sapo u nderuam, kjo është e madhe. Nobel për paqen mund ta imagjinoni? Zonjë e Parë, le të ndezim televizionin. Le ta kthejmë te lajmet e rreme të NBC.

Dhe shoh që kemi një stuhi. “Mirë, Zonja e Parë, mos u shqetëso për këtë. Stuhia është e madhe. Ne jemi kujdesur për të. Në rregull Zonjë e Parë, mos u shqetëso për këtë. Do të jetë kronika tjetër, jam i sigurt. Është Çmimi Nobel për paqen” , tha Trump.

“Ne jemi duke ndaluar vrasjet masive midis Kosovës dhe Serbisë. Ata kanë vrarë njëri-tjetrin për kaq shumë, ata do të ndalojnë së vrari. Unë u thashë, miq, le të bashkohemi. Ata do ta kishin bërë atë për qindra vjet, sinqerisht, me emra të ndryshëm. Thashë, kjo është e mrekullueshme. Dhe me Izraelin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreinin nënshkruam një marrëveshje me Izraelin. Të gjithë thanë se nuk mund të bëhej.

Unë i thashë, “Në rregull, Zonjë e Parë, kjo nuk ishte lajm i parë në NBC, por mos u shqetëso. Kjo është një histori e madhe. Përmbytjet janë të mëdha. Pastaj ishte një lajm i dytë për diçka tjetër dhe pastaj lajmi i tyre i tretë kishte të bënte me diçka për mua. Nuk e di, diçka të keqe që kishin zbuluar.

Pastaj ishte një lajm i katërt dhe një i pestë dhe i gjashti. Unë i thashë: “Zonjë e Parë, jam pak në siklet. Mendova se do të bënim pak më mirë. Dhe pastaj ata dolën në ekran dhe thanë: “Natën e mirë”.

Dhe unë nuk dola edhe pse kam marrë nominimin për Çmimin Nobel të Paqes. Dhe ata nuk e transmetuan atë. A e besoni se mbuluan dhe përmendën 5 çështje që nuk ishin asgjë, për 18 minuta. Dhe lajmi për Çmimin Nobel të Paqes, zero kohë për Presidentin Trump. Faleminderit shumë mediave të lajmeve të rreme. Ne e vlerësojmë atë. Dhe kur Obama e kuptoi çfarë ishte, titujt kryesorë ishin: “Presidenti Obama merr Çmimin Nobel”, tha Trump.

Por kjo nuk është gafa e parë e Trump për Kosovën. Ditën e marrëveshjes ai e konsideroi Kosovën një vend mysliman.

“Një tjetër ditë e madhe paqeje pët Lindjen e Mesme. Kosova me shumicë myslimane dhe Izraeli kanë rënë dakord të normalizojnë marrëdhëniet diplomatike. Shumë mirë. Më shumë kombe islamike dhe arabe do ta ndjekin” , shkroi Trump në Twitter.