MENU
klinika

Studimi i Dr Michael Holick

Vitamina D zvogëlon me 54% rrezikun e infektimit me Covid-19

27.09.2020 - 16:05

Pacientët me nivele të mjaftueshme të vitaminës D kanë më pak të ngjarë të preken nga koronavirusi, dhe ka më pak të ngjarë të vdesin prej tij. Dr Michael Holick, një ekspert i vitaminës D në SHBA, publikoi së fundmi një studim i cili zbuloi se nivelet e mira të vitaminës D mund të zvogëlojnë rrezikun e infektimit me Covid-19 me 54%.

Pacientët mbi 40 vjeç, që kishin nivele të mjaftueshme të vitaminës D kishin më shumë se 51% më pak të ngjarë të vdisnin sesa pacientët që kishin mungesë të saj. Holick shtoi se vitamina mund të ndihmojë gjithashtu kundër viruseve të tjera që prekin traktin e sipërm respirator, shkruan abcnews.

“Për shkak se mungesa dhe pamjaftueshmëria e vitaminës D është kaq e përhapur tek fëmijët dhe të rriturit, veçanërisht në muajt e dimrit, është e rëndësishme marrja e një shtese të vitaminës D për të zvogëluar rrezikun e infektimit dhe komplikacioneve nga Covid-19 .”, tha Holick.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Analiza nga Prof. Edvin Prifti

Të pathënat e Koronavirusit

Letra e mjekut italian po bën xhiron e rrjetit

“Fëmijë, mos kini frikë nga koronavirusi!”