MENU
klinika

Flamur Noka bën deklaratën e fortë

“Vrasja e 71 vjeçarit Lefter Zhidru ishte vendim politik”

26.09.2020 - 18:42

Ish-ministri i Brendshëm në qeverinë Berisha, Flamur Noka, ka deklaruar se ekzekutimi i 71 vjeçarit Lefter Zhidru nga RENEA në qytetin e Elbasanit ishte një vendim politik, i marrë për të bërë shoë.

Kujtojmë se Lefter Zhidru u ekzekutua pas 5 orëve negociatash të pasuksesshme, pasi ishte ngujuar në shtëpinë e tij i pajisur me kallashnikov dhe tritol, ndërsa më herët kishte plagosur edhe dy qytetarë.

Noka tha në emisionin “Kjo Javë” me gazetaren Nisida tufa se policia nuk është në shërbim të qytetarëve, por është polici e një shteti të falimentuar.

“Vrasja e 71 vjeçarit në Elbasan është vendim politik për të bërë show.

Kjo polici nuk është në shërbim të qytetarëve, ndryshe nuk do ta shndërronin Shqipërinë në hambar droge.

Policia është një kukull dhe karikaturë që vetëm vegjeton. Rilindja krimin e konsideron partner.

Kemi të bëjmë me një polici shteti të falimentuar”, tha Flamur Noka.