MENU
klinika

“Ata që nënshkruan 5 Qershorin mos të devijojnë! Është çështje nderi”

Yuri Kim mesazh të qartë politikës: Unë nuk kam hedhur firmë! Duhet të…

28.09.2020 - 14:15

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, kërkon nga të gjitha partitë që kanë nënshkruar marrëveshjen e 5 qershorit, që t’i qëndrojnë asaj marrëveshje. Teksa në Komisionin e Ligjeve u diskutuan sot propozimet për Kodin e ri Zgjedhor, diplomatja amerikane thotë se ajo marrëveshje është arritur me dakordësinë e të gjithëve.

Zonja Kim thotë i kujton klasës politike se firma e saj nuk ndodhet mbi atë marrëveshje, ndërsa kërkon nga opozita që të jetë e angazhuar në propozimet për Kodin e ri Zgjedhor.

Yuri Kim: Ata që nënshkruan 5 qershorin mos të devijojnë! Është çështje nderi Kam drekuar bashkë me kryetarin e Bashkisë së Himarës dhe pres të takohen me zyrën e Kadastrës këtu. Një nga prioritete tona të mëdha është të rrisim investimet amerikane në Shqipëri. Zgjidhja e problemeve të pronësisë do të jetë një hap përpara.

Në qershor Kuvendi miratoi një ligj që nuk është perferkt por do të shpjerë në drejtimin e duhur. Jam shumë e kënaqur që opozita jashtë parlamentit ka marrë përgjegjësitë e saj për të përfaqësuar popullin. E kma thënë edhe para disa ditësh që opozita të jetë e angazhuar dhe të gjitha palët të sjellë propozime që janë reale.

Kam kuptuar që sot opozita ka bërë një propozim dhe jam e lumtur që PS ka thënë se do ta marrë këtë kundërpropozim dhe do të ketë një debat real për ta përfshirë. Kjo është ajo që duhet të presim nga një vend që është anëtar i NATO-s, aspiron BE-në dhe kryeson OSBE-në. 5 qershorit arriti një marrëveshje transparente dhe çdo palë që ka nënshkruar duhet t’i qëndrojë asaj sepse është çështje nderi. Nëse palët bien dakord për çështje të tjera përtej 5 qershorit ne do ta mbështesim”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Nga firmosja e 5 qershorit, te negocimi me…

Loja me votat për Kodin dhe vendimi i PS për Kushtetutën

"Duhet marrëveshje për Kushtetutën që qeveria..."

Ambasadori i BE, mesazh Ramës një ditë para 30 korrikut