Ekziston një rrjet liqenesh të kripura nën shtresën e polit të jugut të planetit Mars, çka mund të ndihmojë në rishkrimin e historisë së klimës në planetin e kuq dhe të hedhë dritë mbi ekzistencën e mundshme të formave elementare të jetës.Rreth liqenit të zbuluar në vitin 2018 nga një grup italianësh, në fakt, janë zbuluar edhe tre të tjerë, të përshkruar në revistën ‘Nature Astronomy’ nga të njëjtët autorë të studimit të parë.
Studimi u krye nga një grup studiuesish të koordinuar nga Elena Pettinelli dhe Sebastian Emanuel Lauro, nga Universiteti i Roma Tre, me Roberto Orosei, nga Instituti Kombëtar i Astrofizikës.
Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Kërkimit dhe studiuesit italianë që punojnë në Australi në Universitetin e Queensland dhe Gjermani në Universitetin Jacobs të Bremen morën gjithashtu pjesë në studim.
Liqenet e reja u zbuluan gjithashtu me radarin Marsis, të Agjencisë Hapësinore Italiane për misionin Mars Express të Agjencisë Europiane të Hapësirës.
“Krahasuar me vitin 2018 kemi zgjeruar shumë zonën e studimit dhe kemi përdorur një metodë tjetër të analizës, ku të dhënat e fundit tregojnë se ekziston një sistem më i madh uji”, tha Elena Pettinelli.
Nëse dy vjet më parë kërkimi ishte kryer në një sipërfaqe prej 20 kilometrash katrorë, tani është rishikuar një sipërfaqe prej 250 kilometrash dhe fakti që ka struktura hidrologjike komplekse sugjeron se mund të ketë edhe të tjera.
“Zbulimi i vitit 2018 ishte vetëm prova e parë e një sistemi shumë më të madh të trupave të lëngshëm në nëntokën e Marsit: kjo është pikërisht ajo që unë do të shpresoja se bëhet fjalë për një rezultat të shkëlqyeshëm”, deklaroi Enrico Flamini.
Drejtori shkencor i radarit Marsis, Roberto Orosei, u shpreh gjithashtu ishte i kënaqur, duke deklaruar se “Zbulimi i një sistemi të tërë liqenesh nënkupton që procesi i formimit të tyre është relativisht i thjeshtë dhe i zakonshëm, dhe se këto liqene ndoshta ekzistonin në pjesën më të madhe të historisë së për këtë arsye ato ende mund të ruajnë gjurmët e çfarëdo forme të jetës që mund të kishin evoluar kur Marsi kishte një atmosferë të dendur, një klimë më të butë dhe praninë e ujit të lëngshëm në sipërfaqe, të ngjashme me Tokën e hershme”.