Shqipëria do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë reshje shiu që herë pas here do të jenë në formën e rebesheve. Nga reshjet rrezikohen përmbytje lokale në disa qytete si, Shkodër, Lezhë, Durrës, Vlorë dhe Gjirokastër.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 09°C në 19°C, në zonat e ulëta nga 17ºC në 26°C dhe në zonat bregdetare nga 18°C në 27°C.
Era do të fryejë në drejtim Jugor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 6 ballë. Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm .
Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11°C deri në 23°C dhe në zonat e ulëta nga 15°C në 25°C.