MENU
klinika

Luajtën bashkë te Kukësi dhe Luftëtari

Zyrtare, Abazaj dyshe sulmuese me Rrocën në Turqi

21.09.2020 - 15:33

Pasi mbylli aventurën me Kukësin dhe pasi ishte i papreferuar tek Anderleht, për sulmuesin erdhën shumë oferta, sidomos nga klubet turke, teksa ishte pranë firmës me Ankaraspor.

Por, tashmë, 24-vjeçari ka gjetur destinacionin e preferuar dhe është tunduar nga oferta e klubit të Ligës së Parë turke, Istanbulspor, duke firmosur një kontratë dyvjeçare.

Në këtë skuadër, Abazaj do të ketë mundësinë të kombinojë sërish me Eduart Rrocën, i cili para pak ditëve njoftoi se firmosi pikërisht me këtë klub. Kujtojmë se Abazaj dhe Rroca nuk kanë qenë bashkë vetëm te Kukësi, por janë aktivizuar edhe me Luftëtarin.

Sakaq, Istanbulspor e ka nisur kampionatin dhe në dy ndeshjet e para ka marrë tre pikë duke fituar një dhe humbur një tjetër, ndërsa me dyshen Abazaj-Rroca synon të ngjitet në Superligë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fitoi Kupën me verilindorët

Roca largohet nga Kukësi, shkon në Turqi