MENU
klinika

Transferimi

Zyrtare, Keidi Bare firmos kontratë 4-vjeçare

22.09.2020 - 19:27

Pritej zyrtarizimi dhe tashmë edhe vetë klubi e ka publikuar në faqen e vet dhe në rrjetet sociale. Keidi Bare është futbollisti i ri i Espanyol. Ka qenë vetë klubi katalanas ka prezantuar mesfushorin shqiptar si afrimin e ri në merkato.

Fieraku ka ndërruar kështu skuadër, por jo kampionat, pasi do të vazhdojë të militojë në Ligën e Dytë spanjolle. 23-vjeçari, sezonin e fundit ishte pjesë e Malagës, ku spikati me paraqitjet e tij.

Bare do u transferua te skuadra e Espanjolit për një shifër prej 2+1 milionë eurosh. 21-vjeçari  ka firmosur në 30 qershor të vitit 2024. Mesfushori kuqezi do të përfitojë rritje të ndjeshme të pagesës.

Ndërsa te Malaga ka përfituar më pak sesa 100 mijë euro, kjo edhe në bazë të vështirësive ekonomike të kësaj të fundit, tek Espanyol mediat spanjolle bëjnë me dije se do të ketë një pagë afro 2 milionë euro për katër sezonet, pra neto 500 mijë euro në vit, pa përmendur bonuset.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Transferimi i mesfushorit kuqezi

Keidi Bare në Barcelonë, mungon vetëm firma