MENU
klinika

''Për ne nuk reagojnë, ndërsa..."

14 ditë grevë urie/ Naftëtarët nuk dorëzohen

11.10.2020 - 09:20

Në ditën e 14 të grevës së urisë, naftëtarët janë më të vendosur se kurrë për të mos u dorëzuar! Zgjedhja e problemit të të burgosurve, ka acaruar edhe më tej gjendjen e tyre.

Shëndeti i tyre sa vjen dhe rëndohet, por kërkojnë të gjendet një zgjidhje. Në një bisedë telefonike me kreun e sindikatës së naftëtarëve, pasi ato kanë mbyllur derën me çelës pasi nuk lejojnë të futet askush, Sokol Dautaj shprehet se 2 grevistë janë ndjerë shumë keq.

“Shëndeti ynë me keq nuk ka se ku të shkojë, e kemi thënë dhe stërthënë që nuk largohemi nga greva. Ndërsa shteti ka zgjidhur kërkesat e të burgosurve me ne nuk merren fare. Të na japin çdo lloj përgjigje edhe të na mbyllin uzinën, por nuk reagojnë”, tha Dautaj për Report Tv.

Mësohet se ka mbërritur ambulanca e cila ndryshe nga herët e tjera, është lejuar të futet brenda ish- qendrës shëndetësore të uzinës për të dhënë mjekimin e duhur.  Naftëtarët e Ballshit kërkojnë marrjen e pagave të prapambetura dhe rifillimin e punës së rafinerisë. Edhe pse kanë 14 ditë në grevë urie, asnjë përgjigje nuk kanë marrë nga Ministria e Energjetikës. Nga e hëna e javës që vjen ata kanë paralajmëruar përshkallëzim e protestave dhe paralizim të jetës në qytet, deri tek bojkotimi i mësimit në shkolla.