Në Egjipt është zbuluar së fundmi një koleksion prej 59 arkivolësh. Zbulimi është bërë në nekropolin antik të Saqqara-s ndërsa studiuesit thonë se pritet të zhvarrosen edhe dhjetëra të tjerë nga vendi i varrimit të përdorur nga banorët e Memfisit antik.
Arkivolët prej druri datojnë që nga dinastia e 26-të, më shumë se 2500 vjet më parë. Shumica e arkivoleve kanë në brendësinë e tyre mumie të priftërinjve dhe zyrtarëve e lartë të kohës.
Saqqara është një vend i trashëgimisë botërore të UNESCO-s dhe ndodhet rreth 20 milje në jug të Kajros. Arkivolët, shumica e të cilave të pikturuar, janë të shkruar me hieroglifë. Ata u gjetën të paprekur dhe dy prej tyre u hapën për të përmbushur kështu kuriozitetin e të pranishmëve.
Arkivolet u gërmuan në tre boshte varrimi që janë 11, 12 dhe 13 metra të thella. Ata do të transferohen në Muzeun e Madh Egjiptian, një mega projekt pranë piramidave të Gizës që është planifikuar të hapet vitin e ardhshëm.
Një koleksion i objekteve të tyre gjithashtu u gjet në boshtet e varrosjes, duke përfshirë një statujë 35 cm bronzi të perëndisë Nefertum dhe një statujë e Ptah-Soker, perëndisë kryesore Saqqara.
“S’kemi patur asnjë mundësi për të bërë zbulime që nga muaji mars për shkak të kufizimeve të COVID-19, por kemi punuar më shumë prej muajit gusht për të gërmuar dhe zbuluar më shumë sekrete të këtij civilizimi të madh,” tha një nga kërkuesit.
Zbulimi i fundit i Egjiptit është edhe më i madh se zbulimi i 30 arkivolëve prej druri të vitit të kaluar në qytetin jugor të Luxor, i cili u përshkrua në atë kohë si më i madhi në vite.
Vendi ka hapur atraksionet e tij turistike në korrik pas një mbyllje katër-mujore për shkak të pandemisë ndërsa kërkon të tërheqë turistët dhe të shpëtojë një industri që përbën rreth 15% të ekonomisë së Egjiptit.
F.H.