MENU
klinika

Përgjigjet pas deklaratës së presidentit

Rama një orë mbledhje me drejtuesit politikë të PS: Meta ka dalë nga shinat

20.10.2020 - 09:27

Ka zgjatur një orë takimi në selinë rozë mes kryeministrit Edi Rama dhe shtabit elektoral në të cilën u raportua ecuria për përgatitjen e zgjedhjeve.

Këto takime janë kthyer të përjavshme mes kryeministrit Rama dhe drejtuesit e tij politik ku raportohen ecuria e për fushatën zgjedhore, problematikat e qarqeve si dhe pritet dhënia e porosive të reja nga kryeministri Rama për zgjedhjet e 25 prillit.

Pas takimit, Kryeministri Edi Rama thotë se Presidenti Ilir Meta ka dalë nga shinat e funksionit të tij si kreu i shtetit, një ditë pas deklaratave se mazhoranca është një organizatë kriminale.

Në një deklaratë për mediat, Rama tha se Meta “ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon”.

Kur u pyet një koment për deklaratën e Presidentit Ilir Meta i cili e quajti maxhorancën organizatë kriminale, Rama tha: Është vërtet fatkeqësi që përshkallëzimi i dhunës verbale dhe i marrëzisë nga ana e Ilir Metës po ndodh shumë përpara kohe në një kuptim, nuk e di ku do shkojë kaq herët sa ka filluar, sepse nuk është hera e parë, por realisht është shumë e turpshme shumë sekëlldisëse për të gjithë ne që të kemi një individ në zyrën e presidentit që faktikisht ka dalë komplet nga të gjitha shinat e funksionit të tij dhe ka vendosur veten dhe institucionin në dispozicion të një force të degraduar sic është partia prej së cilës ai vjen dhe drejt të cilës ai shkon.

Është vërtet për të ardhur keq.