MENU
klinika

"Politika s’duhet të përzihet në drejtësi"

Haradinaj i del kundër Hotit për shuarjen e Taskë Forcës

24.10.2020 - 13:33

Kryetari i Aleancës të Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, thotë se shuarja e Taskë Forcës kundër korrupsionit shkakton pasiguri juridikeraporton Gazeta Express.

Haradinaj përmes një postimi në Facebook, tha se çdo vendim pa plan, e i aty për atyshëm mund të kuptohet si ndërhyrje politike ose hakmarrje ndaj proceseve të pavarura.

Ai shtoi se në kohën kur ai ishte kryeministër ishte ballafaquar me raste për të cilat ka pasur vendim për hetime ose aktakuzë, por vendimi i tij ka qenë që ta ruaj sistemin dhe ta fuqizojë atë.

“Kam rritur rrogat e policisë, prokurorëve dhe gjykatësve dhe ju kam dhënë pavarësi të plotë. Politika nuk duhet të përzihet në drejtësi. Unë kam paguar çmim që të ruaj sundimin e ligjit mbi përfitimet politike. Të njëjtën e pres nga çdo Qeveri e Republikës së Kosovës”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se kjo Task Forcë ka funksionuar më shumë se 10 vite dhe sipas tij ata kanë hetuar dhe kanë qenë në proces të hetimit të shumë rasteve të profilit të lartë në bazë të mandatit të tyre.

“Puna e tyre ka treguar që askush nuk është i paprekshëm nga drejtësia. Normalisht ka pasur shumë gjëra të përmirësohen dhe kjo task forcë të fuqizohet, qoftë nga rishikimi funksional ose nga rekomandimet e partnerëve strategjik si ShBA dhe BE”, shkroi Haradinaj.

Kjo nuk është hera e parë që AAK ka mospajtime me Avdullah Hotin si kryeministër.

Haradinaj kishte qenë i ashpër me kryetarin e Qeverisë edhe per punën e dialogut me Serbinë dhe kishte paralajmëruar daljen nga qeveria nëse negociatat kthehen në nivel teknik.

Gjithashtu raportet LDK-AAK ishin trazuar kur Hoti në vend të Selim Selimit, në takimin e nivelit të lartë në Bruksel kishte marrë me vete shefen e stafit të tij. Një gjë të tillë, Haradinaj e kishte quajtur mosbesim, derisa dy partnerët ishin sqaruar më vonë.

Një kritikë e tillë e hapur e Haradinajt për Hotin vjen pas takimit të djeshëm në Kuvend me Isa Mustafën , dhe takimit të një dite më herët në kafjallin me Thaçin dhe Veselin. Kritika drejt Hotit për shuarjen e taskë forcës kundër korrupsionit kanë drejtuar edhe ambasadorë të huaj në vend. /Express/

Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës

Albin Kurti në Berlin më 25 prill, zbardhet axhenda

Inskenohet “pushtimi i Serbisë”

Vuçiç bën prova lufte në kufi me Kosovën

"Duhet ta forcojë prodhimin"

Raporti i FMN: Kosova e varur nga importi

Bllokimi i kosovarëve në kufi dhe tensionet në veri

O’Brien sot në Beograd për takime me krerët e Serbisë!