MENU
klinika

Mori hak pas 14 vjetësh për vrasjen e të atit

41-vjeçari përplas për vdekje me makinë 57-vjeçarin në Durrës

11.10.2020 - 09:42

Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur për vdekje një 57-vjeçar.

Myslim Istrefi, 41 vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi ka përplasur për vdekje Shaqir Estrefin 57 vjeç.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

Dyshohet se Myslim Istrefi ka goditur Shaqir Estrefi për motive hakmarrje, pasi shtetasi Qamil Estrefi (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Zydi Istrefi (babai i të dyshuarit).

Njoftimi policisë:

Policia zbardhi shkakun e ngjarjes rrugore të ndodhur ditën e djeshme në Rromanat.

Falë veprimeve profesionale rezultoi se ngjarja e ndodhur nuk ishte aksident rrugor , por dyshohet vrasje me dashje për hakmarrje.

Vihet në pranga 41-vjeçari, për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, si rezultat i kqyrjes së vendit të ngjarjes, provave të grumbulluara dhe veprimeve profesonale të kryera, bënë të mundur zbardhjen e shkakut të ngjarjes dhe arrestuan në flagrancë shtetasin:

M.I., 41 vjeç, banues në Rromanat, Durrës.

Arrestimi i tij u bë pasi më datë 10.10.2020, rreth orës 15;00, në fshatin Rromanat, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjëndje të dehur, ka goditur këmbësorin shtetasin Sh.E., 57 vjeç, banues në Rromanat, Durrës, i cili si pasojë e goditjeve të marra, ndërroi jetë.

Shtetasi M.I., dyshohet se ka goditur shtetasin Sh.E., për motive hakmarrje, pasi shtetasi Q.E., (babai i viktimës) në vitin 2006 ka vrarë shtetasin Z.I., (babai i të dyshuarit).

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme