MENU
klinika

Khabib Nurmagomedov

“5 miliardë të më japin, nuk ndeshem me McGregor”

13.10.2020 - 11:13

Khabib Nurmagomedov, kampioni i botës në peshën e lehtë në artet marciale mikse, ka konfirmuar se nuk do të përballet më kurrë ndaj Conor McGregor në të ardhmen.

Ai ka hedhur poshtë idenë se dy ikonat e MMA mund të duelojnë mes tyre, një ide kjo e presidentit të UFC-së, Dana White. Kampioni rusi ka hedhur poshtë këtë ide:

“Njerëzit duan t’i japin vëmendje Conor, por unë nuk jam i interesuar dhe nuk do ta bëj këtë gjë. Edhe sikur të më japin 5 miliardë dollarë, edhe sikur të më japin UFC-në, unë kurrë nuk do ta bëj më këtë gjë. Nuk dua ta vendos Conor në qendër të vëmendjes time. Për mua është muhabet i mbyllur. Më 6 tetor 2018 unë e munda atë dhe aty është mbyllur gjithçka për atë. Unë kam sfida të tjera përpara”.

Khabib do të ndeshet me 24 tetor ndaj Justin Gaethje. Ky i fundit mposhti në maj Tony Ferguson, teksa pak e prisnin triumfin. Kampioni rus në daljet publike ka respektuar kundërshtarin, por ndaj tij pohon se nuk ka shanse. Khabib regjistron 28 fitore, asnjë humbje dhe asnjë barazim. Por edhe rivali i 24 tetorit vjen i pamposhtur me 22 fitore dhe me 2 barazime, pa humbje edhe ai.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Duel mes Khabib dhe Mayweather?

“Në xhungël ka vend vetëm për 1 mbret”