MENU
klinika

Pas akuzave të PD-së

53-vjeçari u sorollat nëpër spitale derisa vdiq, reagon Ministria e Shëndetësisë

25.10.2020 - 13:27

Ministria e Shëndetësisë ka reaguar pas vdekjes së 53-vjeçarit nga Ndroqi, i cili humbi jetën pas sorollatjes nëpër spitale pa marrë mjekim për gjendjen shëndetësore.

Burime zyrtare bënë me dije se Ministria e Shendetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka ngritur një grup pune për të verifikuar procedurat e ndjekura në strukturat spitalore për pacientin me inicialet Lutfi Çekiri, 53 vjeç, që ndërroi jetë në QSUT.
“Duke i shprehur ngushëllimet familjarëve, Ministria e Shëndetësisë siguron se do të kryhet hetimi i plotë administrativ për procedurat e ndjekura nga strukturat spitalore.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është në gatishmëri për të ofruar jo vetëm urgjencat 24/7, por të gjitha shërbimet e nevojshme për qytetarët në të gjitha nivelet e kujdesit mjekësor”, deklaron MSH.

Po sot Partia Demokratike duke iu referuar vdekjes së 53-vjeçarit deklaroi se sistemi shëndetësor është në kolaps dhe se kjo ngjarje është krim shtetëror duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama.