MENU
klinika

Si rezultat i një studimi

6 ‘zakone’ që prindërit zbatojnë për të rritur fëmijë të suksesshëm

31.10.2020 - 14:09

Në vitin 1972, Universiteti i Stanfordit bëri një studim për fëmijët, që e quajti “Studimi i Mafishe”. Sfida për të vegjëlit ishte fare e thjeshtë.

Ata mund të merrnin një mafishe në moment, ose të prisnin pak dhe të përfitonin dy. Ajo kategori fëmijësh që pritën për të marrë dy mafishe, rezultuan më të suksesshëm në çdo fushë të jetës ndër vite: nga përfshirja akademike, deri tek jeta personale. Këtë herë, studimi përqendrohet tek prindëri e njerëzve të suksesshëm, të cilët kanë ditur të orientojnë fëmijët e tyre në mënyrë të shkëlqyer. Ka 6 gjëra kyçe ku prindërit mbështeten për rritjen e fëmijëve ‘fitimtarë’.

1. I lejojnë të bëjnë pyetje dhe të mësojnë vetë
Liria që u jep fëmijëve për të bërë pyetje, si dhe përfshirja në biseda ‘të rriturish’ i bën shumë mirë fëmijëve tuaj. Sipas një studimi, ata fëmijë që lexojnë më shpejt dhe si rrjedhojë zhvillohen më shpejt, kanë patur gjithmonë si shoqërues komunikimin e prindërve. Këta të fundit i inkuarojnë të vegjëlit të bëjnë pyetje, të mendojnë më thellë…Kjo i ndihmon fëmijët gjithashtu të formojnë karakterin e tyre.

2. Janë të sinqertë
Imagjinoni sikur fëmija juaj të jetë shumë i apasionuar pas basketbollit. Ju do ta angazhoni, do ta ndiqni pas çdo aktiviteti, por duhet ta përgatisni djalin apo vajzën tuaj se mund edhe të zhgënjehen nga ky pasion. Përshembull, mund të mos pranohen në një skuadër për shkak të gjatësisë apo aftësive jo-aq-të-shkëlqyera si lojtar. Përgatitini që gjithmonë të kenë një plan B.

3. Lexojuni
Leximi i ndihmon të eksplorojnë hapësira ku gjejnë vend për përmirësim. Është kjo arsyeja primare pse prindërit që u lexojnë fëmijëve rrisin individë të suksesshëm. Kreativiteti, aftësitë sociale, fjalori i pasur do të bëjnë që të vegjëlit tuaj të ecin vetëm përpara.

4. Lejojini të hajnë ushqime të pashëndetshme
Kjo është pjesë e dështimit. Çdokush duhet ta njohë dështimin, në mënyrë që të ecë përpara. Kjo i ndihmon fëmijët të fokusohen tek përkushtimi dhe gjetja e zgjidhjes së problemeve. Nëse do tu jepni fëmijëve lirinë që të hajnë ç’të duan – duke kujtuar se është thjeshtë një fazë kalimtare – dijeni se keni hedhur një hap aspak të gabuar!

5. Kalojeni darkën në tryezë sëbashku
Duhet të tregoni përkushtim ndaj fëmijës tuaj. Kjo e ka gjithmonë pikënisjen tek shtëpia. Darkat e kaluara nën shoqërinë e njëri-tjetrit janë më efektivet. Kështu, ju do keni mundësinë të mësoni më shumë për fëmijët tuaj dhe e anasjellta. Ndaj, mos e ndani këtë pikë nga axhenda juaj e përditshme.

6. Tregojuani nëse gabojnë
Është e rëndësishme që t’ua vini në dukje gabimet fëmijëve. Ka disa sjellje që nëse i neglizhoni duke justifikuar se “është thjeshtë fëmijë”, dijeni se nuk ka më kthim prapa. Ndaj, mos kini frikë kur të tregoni se të vegjëlit tuaj kanë gabuar. Besojeni ose jo, nuk do t’i lëndoni aspak. Madje, do t’i ndihmoni sa nuk thuhet!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN