MENU
klinika

Pajisjet për spitalet Covid 3 dhe 4

60 respiratorë dhuratë nga NATO, Rama falënderon SHBA: Kemi para dimër sfidues

22.10.2020 - 10:45

Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në një ceremoni ku SHBA dhe NATO-s i dhuroi Shqipërisë 60 respiratorë të rinj, deklaroi e këto pajisje do të përdoren në vijën e parë të zjarrit për të mbrojtur jetë njerëzish nga COVID-19.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë theksoi se lajmin e mirë ia dha e para vet ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, të cilën e falënderoi publikisht në mungesë.

“Ne kemi një fjalë se; miku i mirë njihet në ditë të vështira. 20 vite më parë kur lindi kjo marrëdhënie, mes Shqipërisë dhe NATO-s në një moment dramatik për botën, e cila përballej me një përshkallëzim si pasojë e terrorizmit. Jam shumë mirënjohës SHBA-ve që si gjithnjë dhe në këtë rast, janë treguar të vëmendshëm ndaj Shqipërisë dhe dua ta falënderoj në mungesë ambasadoren e SHBA-ve, e cila ma dha e para lajmin për këtë mbështetje kaq të çmuar. I jam mirënjohës të gjithë përfaqësuesve të pranishëm këtu, të vendeve aleate për të gjithë kontributin e tyre të çmuar në krah të forcave tona të armatosura. Mbase ky është momenti i duhur për të bërë dhe një retrospektivë në disa momente kur ne e kemi prekur nga afër mbështetjen e miqve tanë me ndihmën e ardhur Polonia, Holanda, Italia, Hungaria, SHBA-të, për pjesë të ndryshme të së njëjtës bazë materiale që duhet në përballimin e kësaj situate. Është e posaçme kjo që ndodh për një arsye të thjeshtë. Ndryshe nga momentet e së shkuarës, nuk është vetëm Shqipëria që ka nevojë për ndihmë, por të gjitha vendet. Dhe SHBA kaluan një moment të befasishëm kur kishin nevojë për ndihmë. Ishte momenti kur SHBA, Britania, Italia, Franca, kishin mungesë maskash, respiratorë, medikamentesh, pajisjes për këtë të keqe. Të gjitha vendet gjenden në një anije dhe që duhet të durojnë dallgë që godasin me të njëjtin intensitet. Solidariteti nuk ka munguar dhe as vëmendja për vende më të vogla. Ka një domethënie historike dhe të paharrueshme për ne. 60 respiratorët, për këtë dimër që do të jetë i vështir sipas parashikim e që bëjnë ekspertet në botë dhe tanëve në Shqipëri, janë kuptimplotë për aspektin e aktit dhe të gjestit, por dhe të ndihmës konkrete të fuqizimit të sistemit. Nga sot dhe këta respiratorë do të jenë në vijën në zjarrit për të mbrojtur jetë. Ndërkohë që ne jemi të aranzhuar që mos të lejojmë që kjo krizë shëndetësore të shndërrohet në krizë sigurie. Përpara se të bëhesha kryeministër dhe për shkak të detyrës, e kisha vëmendjen në këtë drejtim, se kam ditur dhe se kam menduar reputacionin që gëzojnë forcat tona të armatosura në gjirin e Natos. Se kam ditur e menduar se në rreshtin e gjatë të ushtrime shumë më të mëdha, njerëzit tanë vlerësohen si ekselentë. Në të gjitha nivelet.”, tha Rama.