MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A i bën mirë shëndetit sheqeri Maltodextrin?

02.10.2020 - 06:40

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja:  A i bën mirë shëndetit sheqeri Maltodextrin?

Mjeku: Maltodextrin është një karbohidrat që zakonisht gjendet në suplementet sportive dhe në ushqimet e përpunuara. I përket grupit të sheqernave me indeks të lartë glicemik që mund të përdoret dhe si trashës. Ai është një përbërës i zakonshëm tek ushqimet industriale të shumëpërpunuara. Pra duhet të dimë efektin e tij në trupin e njeriut dhe nëse është i sigurtë për shëndetin konsumi i tij.

Megjithëse Maltodextrin është konsideruar e shëndetshme nga Food and Drug Administration (FDA), efekti i saj tek personat sedentarë është i diskutueshëm. Ka prova shkencore të mjaftueshme për të konfirmuar se marrja e tepërt e karbohidrateve rrit rrezikun e zhvillimit të patologjive metabolike.

Disa studime të publikuara në Nutrinets e lidhin marrjen e maltodextrin dhe aditivëve të tjera ushqimorë me mikrobiotën e zorrëve. Një gjendje e tillë rrit inflamacionin sistemik në organizëm, e me këtë incidencën e patologjive komplekse dhe kronike.
Në rastin e sportistëve, megjithatë situata është ndryshe. Këshillohet marrja e rregullt e karbohidrateve për të garantuar riintegrimin e substancave ushqyese të humbura gjatë ushtrimeve fizike. Kjo praktikë zvogëlon incidencën e lëndimeve muskulare.

Një nga qëllimet e ushqyerjes në sport është rivendosja e rezervave të glukogjenit. Pra, rezulton e nevojshme marrja e karbohidrateve.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.