MENU
klinika

Jo më kot kushton pak më shumë se kripa e thjeshtë!

A i dini përfitimet e bukurisë nga kripa rozë?

30.10.2020 - 06:05

Kripa rozë kushton më shumë se kripa e thjeshtë. Kjo për shkak se konsiderohet e rrallë dhe cilësore për shëndetin. Por a e dini se kripa rozë përdoret edhe për të zgjidhur disa çështje që lidhen me bukurinë?

Ngjyrën e saj unike ia japin mineralet. Për këtë arsye kripa rozë konsiderohet si kripa më e shëndetshme që mund të gjeni në gjithë planetin.

Një gjë shumë e rëndësishme që duhet theksuar në lidhje me kripën rozë është se ajo vjen vetëm nga një burim dhe ky burim ndodhet në vargmalin e Himalajeve.

Nëse jeni një person i përkushtuar ndaj rutinës së bukurisë, ja si mund ta përdorni kripën rozë në mënyra të ndryshme:

Për detoksifikimin e lëkurës

Kripa rozë është shumë e dobishme për neutralizimin e substancave helmuese dhe pikërisht për këtë arsye mund të mbështeteni tek ajo për detoksikimin e lëkurës. Është e aftë të largojë papastërtitë, mbetjet e grimit dhe toksinat nga poret e lëkurës.

Merrni një lugë çaji kripë rozë dhe treteni në një gotë me ujë të vakët. Përdoreni si shpëlarës përfundimtar sa herë që pastroni lëkurën. Në fund të një dite të ngarkuar, mund të shtoni një filxhan kripë rozë në vaskën tuaj për të bërë një detoksifikim të gjithë trupit.

Për të larguar qelizat e vdekura

Është një ide shumë e mirë që dy herë në javë të bëni ‘scrub’ në fytyrë për të larguar qelizat e vdekura dhe për t’i rikthyer asaj shkëlqimin.

Shtoni disa pika vaj ulliri ose vaj kokosi në një lugë gjelle kripë rozë dhe masazhoni butësisht fytyrën duke përdorur lëvizje të vogla rrethore. Shpëlajeni mirë me ujë të vakët më pas. Kjo rutinë është e shkëlqyer për të pasur një lëkurë të shndritshme dhe për të mbajtur pikat e zeza larg.

Për të kontrolluar yndyrën e fytyrës

Përdorimi i kripës rozë është i rekomandueshëm nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe dëshironi ta mbani këtë problem nën kontroll me mënyra natyrale. A e dini se vetitë zbardhuese të kripës rozë mund të ndihmojnë në këtë aspekt?

Në një shishe të vogël spray, të mbushur me gjysmë gote ujë, tretni 1/2 luge çaji kripë rozë. Spërkateni në fytyrë sa herë që e shihni lëkurën të shndritshme për shkak të yndyrës. Më pas fshijeni lëkurën me një letër të butë. Në çast, lëkura juaj do të duket mat. Poret tuaja do të jenë më të vogla dhe vetëbesimi juaj do të jetë maksimal.

Për të trajtuar aknet dhe puçrrat

E njëjta formulë e kripës rozë për të mbajtur nënkontroll yndyrat e tepërta mund të përdoret edhe për të menaxhuar aknet. Kjo përzierje mund të aplikohet edhe mbi puçrrat, duke i bërë ato të përthahen më shpejt.

Kripa rozë ka veti antibakteriale dhe anti-inflamatore të cilat e bëjnë atë efektive kundra akneve. Aplikimi i këtij solucioni disa herë në ditë në zonat me puçrra ju ndihmon t’i largoni ato më shpejt dhe të keni një  fytyrë të pastër.