MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

A ka mënyrë për të shpëtuar përfundimisht nga celuliti?

31.10.2020 - 17:57

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: A ka mënyrë për të shpëtuar përfundimisht nga celuliti?

Mjeku: Sipas dermatologëve rreth 90% e grave kanë celulit. Celuliti shkaktohet nga grumbullimi i indeve dhjamore në një pjesë të trupit, psh në kofshë, dhe pjesërisht është gjenetik. Ai prek më shumë gratë se burrat dhe nuk ka shumë lidhje me peshën trupore.

Ja disa sugjerime nga dermatologët për të shpëtuar nga celuliti:

Aplikoni kremra me kafeinë: kremrat me kafeinë ndikojnë në shkrirjen e qelizave dhjamore dhe në këtë mënyrë zvogëlojnë pamjen e celulitit.

Aplikoni kremra të pasur me antioksidantë: kremrat me antioksidantë reduktojnë radikalet e lira, të cilat shkaktojnë probleme në lëkurë, ndër të cilat është dhe celuliti. Kremrat e pasur me vitamina A,C, E me ekstrakte të shegës, farave të rrushit ose çajit jeshil janë një zgjedhje e mirë për të reduktuar celulitin.

Retinoli: Akademia Amerikane e Dermatologjisë rekomandon përdorimin e kremrave që përmbajnë retinol për të eleminuar celulitin. Retinoli ndihmon në formimin e kolagjenit të ri, kjo do ta bëjë lëkurën më të trashë dhe celulitin më pak të dukshëm.

Përdorni masazhues: disa masazhues druri janë shumë të mirë për të masazhuar zonën që keni celulit.

Përdorni “larjen e thatë”: praktika e pastrimit të trupit të palagur me një furçë është një mënyrë shumë e mirë për të larguar qelizat e vdekura dhe për të përmirësuar qarkullimin e gjakut.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.