MENU
klinika

Nga The Economist

A ndryshuan mendje amerikanët pas debatit përfundimtar?

24.10.2020 - 08:14

Donald Trump dhe Joe Biden nuk janë thjesht dy kandidatët më të moshuar në zgjedhjet presidenciale. Ata gjithashtu mund të jenë kandidatët që zgjatën e zgjaten pa fund në komunikim.

Stilet e tyre të të folurit ndryshojnë,  Trump është i prerë ndërsa Biden jo; Trump shpreh ankesa personale dhe Biden tregon histori, por të dyve u pëlqen të flasin.

Sidoqoftë, në debatin final, të dy fushatat sinjalizuan se dëshironin që kundërshtari të fliste më shumë.

Fushata e Trump besoi se sa më shumë që Biden të fliste, aq më shumë ai do të hutohej dhe do të humbiste fillin, gjë që do të përforconte akuzën e tyre se ai nuk është shumë i aftë mendërisht.

Grupi i Biden, duke gjykuar nga pasojat e debatit të parë, në të cilin epërsia e Biden u rrit pasi Trump e ndërpreu në mënyrë të përsëritur, dhe e ofendoi atë, arsyetoi që sa më shumë kohë transmetimi të marrë Trump, aq më shumë do të bëjë të njëjtën gjë.

Në heshtje, të dy kandidatët patën ndihmë nga Komisioni për Debatet Presidenciale, organi dypartiak që organizon takime të tilla. I kujdesshëm për të mos përsëritur kaosin e debatit të parë, ai bëri “Mute” mikrofonat e kandidatëve kur tjetri po jepte deklarata hapëse për secilin nga gjashtë seksionet.

Debatet rrallë kanë shumë rëndësi dhe debati i fundit ndoshta nuk është përjashtim.

Të dy kandidatët treguan edhe një herë ndryshimin e tyre në karakter dhe në politikë.

Performanca  e presidentit gjithashtu nxori në pah prirjen e tij për të prekur të gjitha anët e çdo çështjeje. Ai nuk iu dha shikuesve asnjë premtim për një mandat të dytë, përveç një dëshire “për ta bërë vendin tonë plotësisht të suksesshëm”.

Biden, përkundrazi, foli rrjedhshëm për politikat e tij të kujdesit shëndetësor, ndryshimit të klimës dhe imigracionit.

Politika nuk ka qenë kurrë më e rëndësishmja për Trump, dhe ai ka qenë prej kohësh më i aftë në shkatërrimin e kundërshtarëve sesa për të argumentuar në favor të tij.

Është e vështirë të shohësh çfarë ia mbush mendjen të pavendosurve.

Performanca e Biden po ashtu kishte defekte. 

Republikanët shohin një hap në zotimin e tij për të shkëputur Amerikën nga nafta, e cila mund t’i kushtojë atij vota në shtetet e betejës me industri të mëdha nxjerrëse, të tilla si Texas, Ohio dhe Pennsylvania.

Nga ana tjetër, fakti që Teksasi, i cili votoi për herë të fundit për një president demokrat në 1976, është një fushë-betejë, dhe tregon rrezikun me të cilin Trump përballet më pak se dy javë para se të mbyllen zgjedhjet.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Economist/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sulmi ndaj rivalit në zgjedhje. Ja çfarë paralajmëroi!

“Ëndrra juaj amerikane do të vdesë”, deklarata e fortë e Trump