MENU
klinika

Policia jep detaje: Si u informuam se në disa lokale kryhej…

Aksioni i RENEA-s në Kurbin, Milot dhe Lezhë, 2 të arrestuar

21.10.2020 - 11:39

Policia e Shtetit ka dhene detaje per operacionin “Fati i lojërave” zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, Komisariatin e Policisë Kurbin dhe forcat speciale RENEA.

Deri tani janë arrestuar 2 shtetas, teksa janë sekuestruar 32 makineta, një sasi e konsiderueshme vlerash monetare dhe 3 kasaforta të mbyllura.

Sipas bluve, informacionet per kete veprimtari jane marre në rrugë operative dhe nga qytetarët qe kane dhene detaje në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, për ushtrimin dhe organizmin e lotarive dhe basteve sportive pa leje.

Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me strukturat Policore të DVP Lezhë dhe ato të Komisariatit të Kurbinit, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në disa lokale dhe ambiente në Kurbin, Milot dhe Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vijim të operacionit “Fati i lojërave”, në aksin rrugor Milot – Thumanë, shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e marrë me qira nga shtetasi Gj. P. dhe që menaxhohej nga shtetasi A. K., kanë gjetur dhe sekuestruar 32 makineta që shërbenin për zhvillimin e lojërave të fatit, 421.000 lekë të rinj, 3325 euro dhe tri kasaforta të mbyllura.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin Gj. P., 28 vjeç, banues në Mamurras dhe shtetasin A. K., 40 vjeç, banues në Thumanë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Ra në greminë dhe mbeti i bllokuar në makinë

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran

Zonat me reshjet më të dendura

Javën tjetër fillon dëbora

"Do ndërhyhet me buxhetin e ardhshëm"

Fshati në Lezhë i ‘izoluar’ nga mungesa e rrugës!

Në prag të fushatës elektorale/ Kush rikthehet në krye të Kadastrës?

Socialistët në Shkodër ndryshojnë postet drejtuese