MENU
klinika

"Karantina ishte argëtuese"

Aktorja e famshme, shtatzënë për herë të tretë!

25.10.2020 - 11:30

Ylli i filmave të Disney, Hilary Duff, ka njoftuar shtatzëninë e saj të tretë me bashkëshortin, Matthew Koma, nëpërmjet një postimi në Instagram.

“Ne po rritemi!!! Më së shumti, unë!”, shkroi ajo.

Edhe bashkëshorti i saj e ndau lajmin në llogarinë e tij, duke shkruar:

“Karantina ishte argëtuese. Bebi #3 – 2021!!”

Çifti mirëpriti një vajzë në tetor të vitit 2018. Aktorja ka edhe një djalë të quajtur Luca, nga martesa e saj e mëparshme me Mike Comrie.

Koma dhe Duff u martuan në mënyrë të fshehtë në oborrin e shtëpisë së tyre, në fund të vitit 2019 dhe më vonë e shpërndanë lajmin në rrjetet sociale.

Burimi: Harper’s BAZAAR