MENU
klinika

Spanjolli ndez duelin që tani

Alonso: Hamilton nuk krahasohet me Schumacher

01.10.2020 - 13:25

Fernando Alonso po përgatitet të sfidojë Lewis Hamilton përsëri në 2021, ashtu si 13 vjet më parë kur piloti britanik debutonte plot guxim në Formula 1.

Duke pritur ta bëjë atë në pistë, piloti spanjoll ngacmon kampionin me fjalë, për sa i përket objektivit për të kapur rekordet e Michael Schumacher, të cilin kampioni i gjashtë herë botëror po përgatit për të barazuar në llogarinë e fitoreve dhe titujve.

“Michael Schumacher nuk mposhtej kurrë nga shokët e skuderisë së vet. Ai gjithmonë fitonte, kështu që për mua Schumacher mbetet një hap më lart Hamilton. Krahasimi i kohërave të ndryshme dhe makinave të ndryshme është i vështirë.

Por më kujtohet Schumacher si një pilot shumë i vështirë për t’u mposhtur. Hamilton është shumë i mirë dhe është më i forti i brezit të tij, por ai nuk arriti të fitojë ndaj shokut të skuadrës Jenson Button dhe u mposht edhe nga Nico Rosberg në 2016″- u shpreh Alonso.

Pritet një duel i ndezur vitin e ardhshëm mes Alonsos dhe Hamilton. Pas rikthimit në Kampionatin Botëror të Formula 1 me Alpine F1 Team,  ose Renault aktuale, Alonso menjëherë ngre nivelin, të paktën nga fjalët që thotë.

Ky kampionat i Formula 1 po dominohet nga Mercedes, por vitin e ardhshëm, të paktën nga sa kanë premtuar skuderitë e ndryshme, përfshi edhe Ferrarin, pritet të jetë më i hapur, si për pilotët, ashtu edhe për skuadrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Debuton zyrtarisht më 9 tetor

Erdhi dita, Mick Schumacher në Formula 1