MENU
klinika

Do të qarkullojnë në 20 qytete

Amazon prezanton furgonin postier elektrik

09.10.2020 - 12:03

Vetëm një vit pas njoftimit të bashkimit me projektin ”Climate Pledge”, kompania ”Amazon” ka përfunduar zhvillimin së bashku me prodhuesin kalifornian ”Rivian” të furgonit të parë postar 100% elektrik.

”Ajo që u prezantua sot është një automjet i bërë me porosi për nevojat e ‘Amazon’, dhe është pjesë e projektit për të arritur emisione zero CO2 deri në vitin 2040, ndër të tjera përmes përdorimit të 10 000 automjeteve elektrike të personalizuara për të bërë dërgesat tek klientët anembanë botës qysh në vitin 2022, me synimin për të krijuar një flotë furgonash ‘të gjelbër’ prej 100 000 njësive deri në vitin 2030”, theksoi Ross Rachey, drejtor i flotës së ”Amazon”.

”Ne e dinim se duhej të tejkalonim cilindo automjet tjetër. Ne donim të krijonim një automjet që shoferët do të dëshironin ta ngisnin dhe që klientët do të ishin të lumtur të shihnin nëpër qytet ose të ndalonin afër shtëpisë kur të merrnin një dërgesë”, shtoi ai.

“Furgonët e rinj elektrikë të ‘Amazon’ mburren me veçori të përparuara për sa i përket sigurisë, drejtimit dhe dizajnit. Ndër të tjera, është i pajisur me sensorë të gjeneratës së fundit për të menaxhuar funksionet e ndihmës së drejtimit, një xham i madh për të maksimizuar shikimin për shoferin, një sistem i jashtëm me kamera që lejon shoferin të ketë një pamje 360 ​​shkallë dhe një sistem i lidhur me ‘Alexa’ për të hyrë te navigatori dhe moti me zë”, theksoi Rachey.

Këtë vit kompania do të prezantojë 1 800 automjete të reja elektrike në flotën e saj europiane dhe 10 000 të tjera në Indi. Automjetet do të qarkullojnë në 20 qytete deri në vitin 2025.

Heq opsionin që shumë përdorues nuk e pëlqenin

WhatsApp vjen me një ndryshim të ri

Mark Zuckerberg tregon me çfarë do zëvendësohet

Telefonit celular do t’i bjerë popullariteti!

Do të kujtojë interesat e përdoruesve

AI Gemini i Google tani ka aftësinë të “mbajë mend”