MENU
klinika

"T'i jepet fund..."

Anija turke në Mesdheun Lindor/ SHBA: Provokim i përllogaritur

13.10.2020 - 16:41

Ankaraja ka rikthyer anijen kërkimore “Oruc Reis” në ujërat e Mesdheut Lindor duke shkaktuar reagime të ashpëra të Athinës dhe aleatëve të saj.

Shtetet e Bashkuara kërkuan sot nga Turqia të kthejë pas anijen kërkimore që ka vendosur përsëri në ujërat për të cilat konfliktohet me Greqinë, duke e quajtur lëvizjen një “provokim të përllogaritur”.

“Ne e nxisim Turqinë t’i japë fund këtij provokimi të llogaritur dhe menjëherë të fillojë bisedimet me Greqinë,” tha sot zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Morgan Ortagus, duke shtuar se Uashingtoni nuk e aprovon vendimin e Ankarasë.

Vendimi i djeshëm i Turqisë për të kryer një studime në jug të ishullit grek Kastellorizo ​​nxiti zemërimin e Greqisë, Francës dhe Gjermanisë.

Vonë të dielën, marina turke njoftoi se anija “Oruc Reis” do kryejë kërkime në 10 ditët e ardhshme.

Ministri i Energjitikës, Fatih Donmez shkroi në Twitter se “Oruc Reis” ngriti spirancën e saj për të “marrë rrezet X” të detit Mesdhe, pas përfundimit të punëve të mirëmbajtjes së saj.

“Anija turke e vendosur në jug të Kastellorizo-s ​​brenda platformës greke, në një distancë prej vetëm 12 km nga brigjet greke, është një përshkallëzim i madh i konflikteve,” tha ministria e Jashtme e Greqisë.

Turqia njoftoi muajin e kaluar tërheqjen e anijes kërkimore, “Oruc Reis” në breg për mirëmbajtje dhe furnizim, duke thënë se një veprim i tillë thjesht do i jepte bisedimeve diplomtike një shans.

Vendimi i së hënës tregoi që Ankaraja s’ka siguri në veprimet e saj dhe “se realisht nuk dëshiron dialog”, tha deklarata e dhënë nga Athina, pasi ajo erdhi disa ditë pasi Turqia premtoi të propozonte një datë për bisedime në një takim midis ministrave të Jashtëm, atij grek dhe atij turk.

Por Turqia tha se Greqia nuk kishte të drejtë të kundërshtonte punën e saj 15 km distancë nga tokat e saj me Mesdheun Lindor.

Tensionet arritën kulmin e tyre në fillim të këtij viti kur secila palë shfaqi pretendimet e veta në Mesdheun Lindor dhe Turqia dërgoi “Oruc Reis” për të kontrolluar perspektivat e mundshme të shpimit të naftës dhe gazit, duke zemëruar keq Greqinë.

Të dy palët organizuan stërvitje luftarake në Mesdhe duke shpalour forcën e tyre në armatime detare dhe ajrore.

Përkthyer dhe përshtatur nga: Aljazeera/ F.H, konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN