MENU
klinika

E ka lumturuar

Arbana Osmani zbulon dhuratat e partnerit pas lindjes së djalit

24.10.2020 - 20:31

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani 5 ditë pas lindjes së djalit të dytë të saj është shfaqur në super formë.

Ajo ka sjellë në jetë djalin Diell, teksa partneri nuk mund të mos i bënte disa dhurata. Osmani shkruan se regjisori i shkoi në shtëpi me një çantë të mbyllur elegante që brenda kishte dhuratat për të pas lindjes.

Ajo i ka zbuluar vetë dhuratat e partnerit, një varëse me shkronjat që formonin emrat ”Jon Diell”, si dhe një buqetë me lule.

Tashmë Arbana do të mbajë në qafë varësen me dy emrat e djemve të saj, njërin prej të cilëve e ka me burrin e parë, kurse të dytin të sapolindurin me regjisorin, Eduar Grishaj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN