MENU
klinika

"Sako s'e meritonte mandatin"

Arrest shtëpie për Margjekën dhe burg për të shoqin/ Gjyqtarja tensione me policinë

01.10.2020 - 11:26

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën ‘arrest shtëpie’, për gjyqtaren Mimoza Margjeka dhe për bashkëshortin e saj Arben Caka masën ‘arrest me burg’.

Pasi ka dalë nga gjykata Margjeka me tone të larta ka sulmuar qeverinë duke thënë se gjykata nuk ka asnjë prove për të dhe se gjithçka është politike, pasi nuk i ka dhënë mandatin ish-kryebashkiakes socialiste të Durrësit Valbona Sako, pas zgjedhjeve lokale të 2019-ës.

Me tone të larta ajo është përplasur edhe me policinë, duke i thënë që mos e prekin dhe ta lënë të flasë.

‘Na keni hequr të drejtën e fjalës dhe të drejtën e lirisë. Nuk ka asnjë provë. Mos më shtyni.  Mos më prek (i thotë policisë). Kërkova median nuk e lejuan gjyqtarët janë të friksuar. Mos më prek. Kjo është bërë se nuk i dhash mandatin ish-kryebashkiakes së Durrës, është çështje politike. Është turp ku do e çoni këtë vend me këtë pafytërsi. Turp të keni kriminelë” është shprehur Margjeka.

Margjeka akuzohet nga SPAK dhe GJKKO se ka marrë 6 mijë euro për të liruar nga burgu një trafikat emigrantësh. Skema u zbardh në kohë nga SPAK dhe në momentin e dorëzimit të parave u arrestuan disa persona, mes tyre gjyqtarja Margjeka dhe bashkëshorti i saj që do të merrte paratë.