MENU
klinika

Dita e 15 e grevës së urisë/ Apeli për qeverinë

Artistët në mbështetje të grave naftëtare: Ju kemi xhan!

29.10.2020 - 11:22

Në ditën e 15 të grevës së urisë, gjendja shëndetësore e grave naftëtare vazhdon të përkeqësohet. Por sot, në mbështetje të tyre ka shkuar edhe një përfaqësi e artistëve. Ata thonë se do t’i mbështesin naftëtarëve, duke i kërkuar qeverisë që të zgjidhë hallin e tyre.

“Ju kemi xhan” i tha aktori Mehdi Malkaj.

“Ne jemi këtu për ti bërë apel qeverisë, që jo ti qani hallet e popullit, por ti zgjidhni hallet e popullit. Nëse nuk e zgjidhin, këtu do të ngujohen edhe njerëz të tjerë. E drejta është në anën e tyre. Nuk bëhet tallava dhe nuk bëhet shaka me jetët e njerëzve. Ne do ti mbështesim si qytetarë të këtij vendi”, tha aktori Edmond Budina.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dita e 14-të e grevës/ Naftëtarët thirrje Kuvendit

“Lini mënjanë Kodin Zgjedhor, diskutoni për problemet tona”