Ngjarja ne fshatin e Maliqit, zbardhen të tjera detaje.
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të shtune në fshatin Sheqeras.
Mësohet se shtetasi Erion Brahimllari duke manovruar një mjet tip traktor i cili përdoret për të punuar tokat ka aksidentuar për vdekje djalin e tij 5 -vjecar.
Si fillim djali është dërguar me shenja jete drejt spitalit rajonal të Korcës por nga plagët e shumta në trup ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ngjarja e rende ka ndodhur rreth orës 17:00,në oborrin e stallave pranë banesës së tyre, ndërsa burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Erjon Brahimllari babai i fëmijës kishte dalë për të punuar por duke drejtuar traktorin e tij ai nk e ka parë fëmijën i cili ishte duke ecur me biciklete në drejtim te mjetit.
Nga pamjet e para shihet qarte bicikleta e djalit të vogël e cila ka perfunduar poshtë rimorkios së zetorit.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet ende në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të plota të kësaj ngjarje.