MENU
klinika

Superliga e Kosovës, Java 7

Ballkani nis arratinë, Prishtina fiton jashtë

21.10.2020 - 16:21

Ekipi i Ballkanit thellon diferencën me vendin e dytë në krye të renditjes në Superligën e Kosovës. Ballkani ka vazhduar ecurinë mbresëlënëse pa humbje këtë sezon në Superligë, duke e mundur 2-0 edhe kampionen në fuqi, Dritën.

Dallimin përsëri e bëri sulmuesi i ekipit kombëtar U-21 të Kosovës, Mirlind Daku, i cili i shënoi të dy golat e fitores në një ndeshje të tensionuar në Suharekë, ku gjyqtari i dha dy kartonë të kuq. Daku e vazhdoi rekordin e shquar të shënimit të golave duke e çuar në 14 totalin e golave në vetëm shtatë ndeshje deri tani këtë sezon në ligë.

Drita mbeti me një lojtar më pak herët në ndeshje, kur Ilir Blakqori u përjashtua me karton të kuq në minutën e 23-të, për shkak se shkaktoi ndërhyrje të palejuar si lojtar i fundit. Menjëherë pas tij u përjashtua edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, pasi e mori kartonin e dytë të verdhë për shkak të protestave.

Prishtina fitoi 2-1 në transfertë ndaj Feronikelit, duke e regjistruar fitoren e tretë këtë sezon, por e mjaftueshme për ta ngritur në vendin e dytë. Gentian Muça dhe Endrit Krasniqi i shënuan golat e triumfit për Prishtinës, duke e bërë të pamjaftueshëm golin e Mendurim Hotit për Feronikelin.

Feronikeli  vazhdon të jetë në krizë rezultatesh dhe shkon në një seri prej pesë ndeshjeve pa fitore. Ndërkohë, në takimin e fundit t ë zhvilluar sot, Gjilani barazoi 0:0 me Trepçën ’89. Nj pikë që vlen për të dyja skuadrat.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN