MENU
klinika

La Liga, Java 4

Barcelona nuk fal në transfertë edhe me 10 vetë

01.10.2020 - 22:35

Barcelona nuk gabon edhe në sfidën e dytë të La Liga-s, teksa fiton në transfertë 3-0 ndaj Celta Vigo-s. Një sukses mëse i merituar, me Messin që bëhet sërish protagonist, pavarësisht se goli nuk i jepet atij.

Barcelona ka kaluar në avantazh në minutën e 11′ pas një presingu të lartë në zonën kundërshtare. Coutinho pasoi mjaft mirë për Ansu Fatin dhe ky i fundit nuk gaboi duke dërguar topin në rrjetë me mjaft qetë. 0-1 pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, ekipi katalanas gjeti rrjetën me 1 lojtar më pak, pasi Lenglet doli me të kuq në minutën e 42′. Leo Messi bëri gjithçka mirë dhe dribloi të gjithë mbrojtësit e Celtas, goditja e tij drejt portës u devijua nga mbrojtësi Olaza dhe përfundoi në rrjetë në minutën e 62′.

Në limitin e kohës së rregullt, Sergio Roberto gjen golin e tretë dhe Barcelona fiton 0-3. Një sukses i merituar, që edhe pse me 10 lojtarë, arrin të krijojë raste dhe shënojë gola.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN