MENU
klinika

Këngëtarja zbulon datën

Kur do të publikohet kënga e radhës e Dua Lipës?

26.10.2020 - 12:57

Duke qenë se na premtoi surpriza të premten, e para erdhi. Dua Lipa ka njoftuar sot në rrjetet sociale se më 30 tetor do të publikojë këngën e saj më të re në bashkëpunim me këngëtaren belge Anegle.

Ajo ka ndarë një foto me të, ku shihen duke kërcyer, duke treguar se kënga titullohet “Fever”.

Me zemër të thyer, Dua njoftoi 3 ditë më parë se turneun e saj europian që e kishte planifikuar për në janar dhe shkurt do e shtyjë për shkak të pandemisë së Covid-19 për në shtator dhe tetor.

Në një postim në rrjetet sociale, artistja më e njohur shqiptare shkruan se biletat mbeten të vlefshme, teksa na premton surpriza të mëdha gjatë kësaj kohe.

LOS ANGELES, CALIFORNIA – NOVEMBER 24: Dua Lipa performs onstage during the 2019 American Music Awards at Microsoft Theater on November 24, 2019 in Los Angeles, California. (Photo by JC Olivera/Getty Images)

Me zemrën e thyer do të shty turneun tim të ardhshëm evropian për në shtator dhe tetor 2021. Ne kemi vazhduar të monitorojmë këtë situatë të paparë dhe në ndryshim, dhe është bërë e qartë se nuk është e mundur të vazhdohet me turneun në janar dhe shkurt . Ju lutemi mbani biletat tuaja pasi ato mbesin të vlefshme për datat e planifikuara. Më mungon të jem në turne më së shumti gjatë kësaj kohe dhe mezi pres të ribashkohem me të gjithë dhe të festoj së shpejti !! Ndërkohë ju premtoj se do sjellë disa gjëra shumë të bukura, që shpresoj se do t’ju pëlqejnë. Qëndroni të sigurt dhe kujdesuni për veten tuaj. X Dua

Pak ditë më parë 25 vjeçarja bëri të ditur në Instastory se “Future Nostalgia” ka kaluar shifrën prej dy miliardë dëgjimeve në platformën “Spotify”, duke u bërë artistja femër më e dëgjuar e vitit 2020.

Kujtojmë se po ashtu Dua është nominuar për “Mercury Prize”, një nga çmimet më të rëndësishme në Britani që vlerëson albumin më të mirë, duke u bërë artistja e parë shqiptare që nominohet për një çmim të tillë.

“Future Nostalgia” duket se ia ka dalë të triumfojë brenda pak kohësh, teksa për javë të tëra ka qëndruar në vend të parë, si albumi më i dëgjuar në Britani.