MENU
klinika

Ja kush e mori çmimin e parë!

Bashkimi Europian ndan çmimet për gazetarët investigativë

21.10.2020 - 16:15

Ditën e sotme u zhvillua në Tiranë për të 5-tën herë ceremonia e ndarjes së çmimeve të BE-së për gazetarinë investigative.

Vlerësimi u bë nga një juri e pavarur që përbëhej nga Albana Kasapi, kryetarja e jurisë e cila punon për BBC, Enver Robelli dhe Elira Çanga.

Bashkimi Europian i ka akorduar çmimin e parë për gazetarinë investigative për vitin 2019 gazetares së News24, Klodiana Lala për shkrimin ‘Roli i krimit të organizuar në blerjen e votave’.

Çmimi i dytë shkoi për gazetarin e Faktoje.al, Merxhan Daci. Ndërsa çmimin e tretë e fitoi gazetari investigativ i emisionit “Top Story” Andi Malasi që u vlerësua specifikisht për dokumentarin me titull “Ndërtues që vrasin”, realizuar pas tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit të vitit të shkuar, që vrau 51 njerëz.

Çmimet shoqërohen edhe me vlerë monetare, çmimit të parë i akordohen 5000 euro, të dytit 3000 euro dhe çmimit të tretë 2000 euro.