MENU
klinika

Bundesliga, java 6

Bayern dhe Dortmund nuk ndalen në kampionat

31.10.2020 - 17:32

Bayern Munchen ka vijuar ecurinë pozitive të fitoreve edhe në Bundesliga, pavarësisht se soti fitoi me vuajtje jashtë fushe 2-1 ndaj Koln. Fitoi edhe Dortmund në transfertë, duke mposhtur 2-0 Bielefeld.

Ekipi kampion gjeti golin me një penallti në minutën e 13′. Muller e mori përsipër goditjen e 11 metërshit dhe nuk gaboi për 0-1. Muller ka shënuar 4 gola në 5 ndeshjet e fundit dhe ka dhuruar 4 asiste.

Gnabry shënoi golin e dytë në minutën e 45’+1′ dhe ka arritur ta dërgojë topin në rrjetë me shumë klas. Sulmuesi u shmang bukur në zonë dhe me mjaft zgjuarsi përshëndeti rrjetën. 0-2 pjesa e parë.

Në të dytën, janë vendasit ata që shënojnë në 82’, duke bërë që Bayern të vuajë në 10 minutat e fundit. Megjithatë, bavarezët fitojnë dhe shohin para në krye. Sot mungoi Lewandowski.

Dortmund fitoi gjithashtu në transfertë. Verdhezinjtë triumfuan ndaj Arminia Bielefeld, me dy gola të mbrojtësi Hummels në pjesën e dytë. Dortmund ka pikë të barabarta me Bayern, të dy në pritje të rezultatit të Leipzig.