MENU
klinika

Champions League

Bayern thellon rekordin, ngec sërish Inter

27.10.2020 - 20:52

Një fitore me vuajtje kësaj here, por Bayern Munchen vijon të thellojë rekordet e veta. Plot 13 ndeshje radhazi me fitore në Champions League, e fundit sonte 1-2 në Moskë ndaj Lokomotivës. Në ndeshjen tjetër, Inter nuk shkon më shumë se 0-0 në Donetsk ndaj Shakhtar.

Kanë mjaftuar 14 minuta që Bayern Munich të gjejë rrjetën, teksa ka qenë Goretzka ai që ka zhbllokuar rezultatin për djemtë e Hansi Flick. Krosim perfekt nga Pavard dhe Goretzka me kokë gjen rrjetën. 0-1 mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Bayern mund ta vriste ndeshjen në 60’, por VAR nuk dihet ende për cfarë arsyeja anuloi një penallti për miqtë nga Gjermani. Dhe në 70’ vjen barazimi nga Miranchuk, pasi asistit të Ze Luis. Janë minuta të mira të vendasve, që humbën një tjetër rast të artë më pas.

Dhe po nuk shënove, e pëson. Kimich zotëron bukur një top para zonës, godet fluturimthi dhe portieri vendas që vështron topin të hyjë në cepin e portës. Përfundon 1-2, Bayern në krye me 6 pikë, nuk e diskuton kalimin e grupit.

Në ndeshjen tjetër, Lukaku ishte protagonist dhe sidomos Barella, që e ka nisur fort. Belgu çliron pasimin për Barella, goditje në fluturim por topi është stampuar në traversën e Shakhtar Donetsk. Interi i afrohet golit në 45′ e para, por portieri vendas dhe dy traversa i thonë jo!

Ndeshje e mallkuar deri tani për ekipin e Antonio Contes. Në pjesën e dytë, Lukaku me një goditje dënimi të fortë në fillim ka gjetur gishtat e portierit të ukrainasve dhe më pas ka prekur edhe traun e portës duke përfunduar në goditje nga këndi.

Dy ndeshje, 2 pikë për Interin, që rrezikon shumë të kalojë grupin, duke qenë se në grup është edhe Real Madrid, ndërsa me Monchegladbach do të duhet të luajë në Gjermani.