16.10.2020 - 16:07
Pasditen e sotme autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar duke shkaktuar radhë kilometrike makinash.
Trafiku fillon nga mbikalimi i Rinasit deri tek Dogana, krahu në hyrje të kryeqytetit.
Kjo pjesë rruge është mbi 7 kilometra.
Nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar këtë trafik të gjatë, por mësohet se krahu i daljes është tërësisht i lirë, pa probleme.