MENU
klinika

Sulmuesi i Kombëtares

Broja shënon sërish, mban ekipin në krye

31.10.2020 - 22:52

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, ka gjetur golin e radhës në kampionatin holandez. I riu gjeti rrjetën në minutën e 63′ duke i dhënë avantazhin ekipit të tij në transfertë kundër Willem II.

19-vjeçari mori një pasim në hyrje të zonës dhe me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë për 1-2. Një gol mjaft i bukur nga lojtari ynë që është kthyer në titullar te Vitesse dhe po bën mjaft mirë.

Goli I katërt në 7 javë kampionat, por vetëm njëherë Broja ka luajtur 90 minuta të plota, duke treguar efikasitet në minutazhin e tij. Edhe sonte u zëvendësua në 78’. Ndërsa më vonë Vitesse shënoi golin e tretë dhe tashmë kryeson së bashku me Ajax me nga 18 pikë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN