MENU
klinika

Rritje drastike e rasteve

Brukseli merr masa të rrepta anti-Covid/ Vendos shtetrrethimin

24.10.2020 - 21:06

Brukseli vendos masa të rrepta për parandalimin e koronavirusit në vend. Kryeqyteti belg do të vendoset në shtetrrethim nga ora 22:00 deri në 06:00.

Masa më të rrepta do të zbatohen nga e hëna 26 tetor në Bruksel, në një përpjekje për të ndaluar përhapjen e koronavirusit.

19 kryetarët e bashkive të kryeqytetit belg u takuan sot dhe vendosën ndalimin e qarkullimit nga ora 22:00 deri në orën 06:00.

Ndër të tjera është vendosur:

– Mbyllja e qendrave kulturore, të tilla si teatrot dhe kinematë

– të ftuarit në dasma nuk duhet të kalojnë 10

– përdorimi i detyrueshëm i një maske kudo

– anulimi i ngjarjeve sportive joprofesionale

– ndalimi i mbledhjes së më shumë se katër personave në vende publike

– anulimi i eventeve të Halloween-it

– anulimi i udhëtimeve shkollore

– mbyllja e dyqaneve në orën 20.00.

Të Premten, ekspertët dhanë alarmin, duke theksuar se javën e ardhshme rastet ka shumë të ngjarë të kalojnë 20,000 në ditë.

“Të dhënat tregojnë dyfishim çdo nëntë ditë”, tha Steven Van Goth, një virolog dhe zëdhënës i Covid-19. Në veçanti, ai vuri në dukje se “të hënën, Belgjika regjistroi pothuajse 13,000 raste në një ditë dhe këtë javë, ne ndoshta do të vazhdojmë me 20,000 raste në ditë”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!