MENU
klinika

Në qendër të bisedimeve, Plani Ekonomik

Cakaj takim online me ministrat e Jashtëm të Ballkanit

01.10.2020 - 19:01

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj njofton se mori pjesë në video konferencën e zhvilluar mes Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerit për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.

Në një reagim në facebook, lidhur me pjesëmarrjen e tij në video konferencë, Cakaj bëri me dije se diskutimi u përqendrua tek prioritetet e projekteve ekonomike e harmonizimi i objektivave rajonale para publikimit të Planit Ekonomik dhe të Investimeve të Komisionit Evropian.

Ky plan investimesh është i një rëndësie thelbësore, jo vetëm për të transformuar ekonomitë e vendeve tona veç e veç, por edhe për të përshpejtuar procesin e rritjes së kapaciteteve të përgjithshme për anëtarësim në Bashkimin Evropian” theksoi Kryediplomati Cakaj në postim.

Gjithashtu, ministri në detyrë Cakaj shprehu gatishmërinë e Shqipërisë për të vijuar punën e pakursyer për anëtarësim në BE.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


"Kontributi i faktorit shqiptar, i patjetërsueshëm"

Vizita në Shkup/ Cakaj takon krerët e partive shqiptare