MENU
klinika

"Zgjimi i pranverës"...

Çelet për publikun, Teatri Kombëtar i Kosovës!

01.10.2020 - 12:51

      Ishte planifikuar të jepej premierë në pranverë e të mbushë sallën plot, por situata e shkaktuar nga covid-19 mbylli teatrin e kështu la pezull programin e planifikuar. Por në muajin qershor, shfaqja “Zgjimi i pranverës” erdhi si premierë e mbyllur në Teatrin Kombëtar të Kosovë, raportojnë mediet në Kosovë.

Masat e ndërmarra me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë bëri që shfaqja të ketë shikues anëtarët e Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe disa anëtarë të tjerë të komunitetit artistik. Ndërsa publiku i gjerë, nuk pati fatin ta shohë.

Por, kësaj pritje i erdhi fundi. Teatri Kombëtar i Kosovës hap dyert për publikun, pas një pauze disamujore, me premierën e shfaqjes “Zgjimi i Pranverës”, që vjen në bashkëpunim me Artpolis – Qendra për Art dhe Komunitet.

Më 5 tetor, në orën 20:00, shfaqja muzikore “Zgjimi i pranverës” nga autori Frank Wedekind, me regji dhe përshtatje nga regjisorja Zana Hoxha, do të kthejë gjallërinë në sallën e teatrit edhe pse numri i karrigeve është i kufizuar.

Për regjisoren Hoxha, kryevepra e autorit Frank Wedekind, “Zgjimi i Pranverës”, ishte një thirrje artistike, dëshirë dhe nevojë për ta sjellë atë në Kosovë, për më tepër, duke e adaptuar në Kosovën e viteve të ’90. Nevoja e të rinjve për të kuptuar dhe për t’u kuptuar, ka qenë dhe vazhdon të jetë sfidë, sidomos historia që i ka përcjellë të rinjtë tanë në vitet ’90, kohë protestash e rezistence, kohë kur liria kolektive dhe personale ishte e kufizuar nga regjimi politik i Millosheviçit dhe patriarkati, por solidariteti mbante gjallë frymën e rezistencës kolektive.

Rinia dhe nevojat e natyrshme të këtij brezi, nuk kanë qenë prioritet, andaj edhe informacionet për seksualitetin, ndjenjat, dashurinë dhe përvojat e tyre kanë qenë të limituara dhe të neglizhuara nga familja, shkolla apo shoqëria. Dhuna në shkollë, abuzimi fizik dhe seksual, paragjykimet, shtatzënia e paplanifikuar dhe aborti, kanë qenë dhe mbeten probleme reale të shoqërisë sonë kosovare.

Kjo shfaqje, zgjon nevojën për të ngritur në diskutim tema të tilla “të ndaluara”, për të folur për ndjenjat, seksin dhe përvojat e para teksa ato ndodhin, nevojën për t’i ditur të gjitha, për t’i kuptuar e për t’i përjetuar.

Kjo shfaqje, duke përfshirë të gjithë krijuesit e saj, i kushtohet të gjithë të adoleshentëve të rënë në vitin 1998-1999, në luftën e fundit në Kosovë.

Kujtojmë që para pak ditësh, shfaqja “Zgjimi i Pranverës” u vlerësua si “Shfaqja më e mirë”, duke u shpërblyer me çmimin “Grand Prix”, në edicionin e katërmbëdhjetë të ITF, “SkupiFestivali”.

Juria e ka vlerësuar shfaqjen, për shkak të konceptit të saj të fortë regjisorial dhe estetikës bashkohore teatrore, duke sjellë një “drejtim të ri” të shprehjes teatrore ballkanike, që është në një hap me atë evropiane, duke vepruar në fushën e “teatrit total”, me muzikë, dramë, vallëzim dhe video, me aktrim që tejkalon kufijtë e zakonshëm, duke përfshirë edhe reagimin e audiencës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Dramaturgji në ''Kujtim Spahivogli''

”Jashtë derës’’ hyn në Teatrin Eksperimental

I pari teatër shqiptar

‘Dasma e Lunxhërisë’ më 1874


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit