Disa nga ekspertët më të mëdhenj të teknologjisë në botë kanë pasur mundësinë ta provojnë iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro. Edhe pse provat ishin kryesisht pozitive, askush nuk kishte fjalë lavdëruese kur pëhet fjalë për jetëgjatësinë e baterisë.
Ende nuk kemi parë përshtypje të dorës së parë për iPhone 12 Pro Max, i cili duhet të ketë jetëgjatësinë më të madhe të baterisë nga çdo model i ri i iPhone. Sidoqoftë, sipas certifikimit të botuar nga TENAA, duket se do të ketë një bateri me kapacitet prej 3,687mAh.
Kjo është dukshëm më pak se modeli iPhone 11 Pro Max (që ka bateri prej 3,969 mAh). Kështu, është shumë e mundur që Apple të bëjë optimizime për ta bërë baterinë të zgjasë më shumë, me më pak kapacitet.
Një tjetër gjë që mund të ndikojë në jetën e shkurtër të baterisë është edhe ndryshimi midis rrjeteve nga 4G në 5G.
Kështu, portali Tom’s Guide raporton se të dy modelet, iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro, u testuan prej tyre.
Në rrjetin 5G, bateria e iPhone 12 zgjati 8 orë e 25 minuta (08:25:00), ndërsa në iPhone 12 Pro jeta e baterisë ishte 09:06:00. Duke përdorur një rrjet 4G, iPhone 12 zgjati 10:23:00 dhe iPhone 12 Pro 11:24:00.
Këto rezultate na tregojnë se, me një bateri kaq të brishtë, koha e kaluar në rrjetin 5G ka ulur jetëgjatësinë e saj me rreth 20%.
Një tjetër gjë interesante që mund ta shohim me certifikimin TENAA është se iPhone 12 Pro Max do të ketë 6 GB RAM.